Të qeshim pak

Munella

Anetar Fillestar
Të qeshim pak

Java Madhe e Pashkëve. Masa e njerzve kishin shkue n'kishë me u rrfye. Me qenë se s'kishte ma rrfyestore. Frati kishte nxjerr nji stol dhe rrëfimin e bante n'te. Vjen besimtari, ulet n'gjuj e po fillon mej numrue m'katet. Frati pa vetdie e heq orën prej dore e len përmbi stol. Besimtari ia merr e fut n'gjep t'vet.
Padre, tash sa e vodha nji orë. Çka t'baj me te? Ktheja t'zotit. Apo e do ti. Jo, jo. Mos ma jep mue, po ktheja atij se ia ke vjedhë. Po unë e pyeta ate, por ai s'po e do. Atëherë mbaje përvete ia kthei frati.

Padre, padre, hajde shpejt e m'rrfyej, i thotë katundari fratit. Shkojnë n'rrfyestore e po e pyet frati. Çka ke ba? Kam ba vetëm nji m'kat padre. E di ditën e djehit se ishte shumë ftohtë. Po. Dje i kam pre dy rrajë ullijsh ej kam djegë për me u nxe. Ah, jo kshtu s'ban. Shko e kthei aty ku i ke pre. Po si asht e mundun, o padre, ata janë ba pluhun e hi. Atëherë për ty s'ka tjetër zgjidhje.
Të dielën e radhës kur pritnin besimtarët me u kungue edhe ky u vue n'rresht. Kur mbrrini ky, frati ia ktheu shpinën, kputi nji pullë dhe pa i thanë fare, Korpi i Krishtit, ia lshoi n'gojë. Shkoi ky, u ul n'gjunjë e po i sillet pulla nëpër dhambë, por kurrqysh me u shkri. Atëherë e pyet personin aty afër. Ju lutem, çka keni marrë ju. Korpin e Krishtit. Mor tha, edhe unë e kam marrë Korpin e Krishtit, por si duket mue m'paskan ra noj asht.

Zadrimores re e shumë t'bukur s'kishte shumë kohë se i kishin vdekë baba e nana. Shkon n'kishë e drejtë e n'rrfyestore. Frati kishte qenë trupshkurtë e trashalluk. E kur zadrimorja fillon mej numrue mkatet, frati tan kohën çohei prej stolit tuj ia kqyrë gjoksin se e kish pas bukur t'madh. Kur mbaron rrfimi, zadrimorja çel derën e rrfyestorës e del jasht. Menji herë e çel derën e del përjashta edhe frati. Padre, çe 50 lekë, due me e dhanë nji meshë. Po, a për shpirtin e nansë a për shpirtin e babsë, oj e bekueme. Jo jo, padre, po bash për shpirtin tand.

Hyn mirditorja n'rrfyestore dhe mbasi i tregoi tri-katër mkate që i kishte ba. Prifti ju drejtue. A ju kujtohet edhe noj mkat oj e bekueme. Jo, zotni. S'kam ba kurrfar mkati tjetër. Atëherë ndëgjo pra se po ti kujtoj unë disa. Ia fillon prifti mej numrue mkatet e mirditorja filloi me u skuq, filloi me u dridhë e djersët filluen mej dal prej turpit. Pash hatrin e Zotit ndalu zotni se kto mkate që i numruet ju. Kurrë s'i ka pas feja e Krishtit.

N'vitin e parë të demokracisë. Hyn Gjirokastriti n'rrfyestore dhe mbasi i numroi t'gjitha mkatet po pret. Po pret edhe prifti. Dikur gjirokastriti e mori vesh se prifti asht tuj mendue se ky ka ende mkate. Pradaj ju drejtue. Shiko zotni, ti mendon se unë kam ende m'kate, por gabohesh keq se unë jam gjirokastrit. Jo biri im, jo. Të jesh gjirokastrit nuk asht mkat, por asht turp.

Oh sa m'erdhi mirë se je fejue. Po, ae ke pyet t'fejuemen se a asht virgjine. Prite o Zot. S'kam mujtë me e pyet prej turpit, por kam shkue e kam pyet krejt katundin e saj. E çka t'thanë katundarët. Po gjysma e katundit thojshin asht virgjine e xhysma e katundit thojshin s'asht virgjine.

Shkon maxhupja tek gjinekologu, kur t'dishet fillon mej ardhë nji erë e randë. Gjinekologu mrrolet e maxhupja i thotë. Ah ti hangret dreqi ato mrrola, kur e ke ditë se t'pengojnë kto erna. Pse atëherë s'je ba lulishtar.
 
Kthehuni
Sipër