Tumori - Shkaktarët e tumoreve

A

Antoni

Vizitor
Tumori - Shkaktaret e tumoreve

Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilet ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes jane alkooli dhe duhani. Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme per mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. “Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer” thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.

Mjedisi dhe ajri i ndotur jane faktore te tjere qe tregojne rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndersa femrat qe jetojne prane zonave me ndotje te tille rrezikojne nje menopauze te hershme.

Ushqimi i zgjedhur te ben qe te mbash larg kancerin. Kjo eshte nje nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilet rekomandojne mos perdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Keshtu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumeshti industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jete nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve te ndryshme. Studimet e viteve te fundit kane treguar se femrat jane me te rrezikuara te preken nga kanceri per shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. “Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet per pastrim shtepiak mund te jene shkaktare te shfaqjes se kancerit” thone studiuesit evropiane. Nderkohe qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos per ata qe punojne per nxjerrjen e tyre jane shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

Faktoret nxites:

Duhani njihet si nje nga faktoret kryesore per shfaqjen e tumoreve ne mushkri

Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek grate

Pirja e alkoolit njihet si nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik per shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

Rrezet radioaktive mbeten nje nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

Niveli i larte i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek grate dhe tumor te qafes se mitres

Konsumimi i ujit te ndotur behet shkak mutacione te ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

Kimikatet qe gjenden ne shtepi jane nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri

Gazi, benzina, vajguri sidomos per punonjesit ne keto sektore jane shkaktar per shume tumore

Produktet farmaceutike nese jane te pakontrolluara behen shkak i shfaqjes se tumoreve te ndryshme

Produktet kozmetike te nje cilesie te dobet nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

Mamografia

Identifikohen 30 raste me kancer gjiri

Rreth 30 gra kane rezultuar pozitive ne kryerjen e mamografise. Sipas mjekeve keto jane te prekura nga kanceri i gjirit. Qe nga periudha e instalimit te ketyre aparaturave e deri me tani jane kryer rreth 2 mije ekzaminime te gjitha falas. “Kjo shifer eshte teper e larte persa i perket numrit te ekzaminimeve. Pra jane kryer vetem 2 mije ekzaminime dhe kemi 30 femra te cilat kane kancer te gjirit” eshte shprehur Enzo Lattanzio, drejtori i qendres se Senologjise ne Bari te Italise. Sipas tij, keto raste i perkasin moshes 35 deri ne 55 vjec. Te dhenat tregojne se 100 per qind te rasteve grate jane paraqitur vullnetarisht per ekzaminim, qe do te thote se sensibilizimi ka qene nje nga pikat me te arritura te projektit. Nderkohe qe kryerja e nje ekzaminimi te tille ne poliklinikat e vendit eshte falas per te gjitha femrat mbi 35 vjec. Por ekzaminime kryhen edhe per mosha me te reja kur shihet se ka probleme.

Burrat

Kanceri u prek mushkerite

Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit jane edhe shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri tek meshkujt. Te dhenat tregojne se rreth 306 raste shfaqen cdo vit me kete lloj semundjeje, nderkohe persa i perket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhena te sakta. Pas tumoreve ne mushkri jane ato ne lekure te cilet kane shenojne 291, te cilet mendohet se shkaktohen nga rreze te demshme apo edhe semundje te lekures te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata eshte nje nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit. Te dhenet tregojne se regjistrohen rreth 130 persona me kete lloj semundje gjate nje viti. Por edhe kanceri i stomakut vazhdon te shenoje nje numer te madh rastesh tek meshkujt dhe sipas mjekeve renditet i pesti duke shenuar mbi 100 raste gjate nje periudhe 12 mujore. Llojet e tjera te kancerit qe kane me pak se 100 raste tek meshkujt jane sistemi nervor qendror, larinksi, leucemia dhe limfoma malinje. Nderkohe numrin me te vogel te rasteve e shenojne kanceri ne melci me 37 meshkuj te prekur ne vit. Ne po kete periudhe kohore regjistrohen 1700 meshkuj te cilet preken nga keto 10 lloje te kacereve, dhe nga keta 456 persona preken nga tumore te llojeve te ndryshme.

Femrat

Tumoret ne zonat intime

Pjesa me e madhe e femrave qe preken nga tumoret, kane ate te gjirit i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit, nderkohe qe numri i te prekurve eshte me i madh. Por, perseri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues keshtu mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Te dhenat e QSUT-se tregojne se rreth 200 raste humbasin jeten. Ndersa tumoret qe shkaktohen ne lekure mbeten ne te njejtat shifra si tek meshkujt ashtu edhe tej grate. Ndonese tek meshkujt ato ishin ne vendin e dyte edhe tek grate ka nje numer te madh te ketyre rasteve. Te dhenat regojne se 147 raste te reja shenjohen ne nje periudhe 12 mujore. Me pas jane kancer i i stomakut dhe i i sistemit nervor qendror qe shenojne edhe midis 48 dhe 70 rasteve. E ndersa mushkrit tek meshkujt zinin vendin e pare tek femrat ato jane vetem 35 raste dhe kjo per shkak te konsumimit me te paket te alkoolit dhe duhanit pjeserisht. Te dhenet tregojne se raste te tjera te tumoreve tek femrat konstatohen edhe ne vezore, limoma malinje, rektum, pankreas. Tek seksi femer shenohen edhe mbi 315 raste te tumoreve te ndryshme, nderkohe qe ne nje vit numerohen mbi 1250 te prekura me semundje tumorale.

50.2 %

e vdekjeve ne vendin tone shenohen nga semundjet kardiovaskulare. Sipas mjekeve keto semundje jane me te perhapurat dhe shkak mbetet duhani, alkooli, si dhe obeziteti. Por, pervec ketyre faktoreve ndikojne edhe ushqimi me shume yndyre, menyra e jeteses, qendrimi ne pune apo edhe lenia pas dore e vetes. Me te rrezikuar nga semundjet e zemres mbeten meshkujt, ndersa per sa u perket femrave, ato rrezikohen pas menopauzes.

16.6 %

e vdekjeve ne Shqiperi shkaktohen nga kanceri, semundja qe sa vjen edhe shton rastet nga dita ne dite. Ndersa lloji qe shkakton edhe numrin me te madh te vdekjeve eshte kanceri i mushkerive dhe ai i gjirit tek femrat. Por edhe kanceri i lekures eshte nje nga shkaktaret me te medhenj te vdekjeve tek te dy sekset qe preken prej tij. Kurse me te prekurit rezultojne se jane moshat e treta mbi 65 vjec, por nuk perjashtohen edhe moshat e reja gjate viteve te fundit

11.3 %

e vdekjeve shkaktohen nga shkaqe te ndryshme, te cilat nuk arrihen te percaktohen nga mjeket. Megjithese pacientet jane te prekur nga nje semundje, ajo nuk arrihet te kapet ne stadet e para apo edhe te avancuara, deri ne momentin qe shkakton mortalitetin. Keto lloj vdekjesh zene nje numer te konsiderueshem, pasi renditen te tretat ne vendin tone pas semundjeve kardiovaskulare dhe atyre te kancerit. Por, ndonjehere shkaqet jane edhe natyrore.

6.8%

e vdekjeve shkaktohen nga aksidentet rrugore dhe ato ne pune. Sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise rezulton se aksidentet mbeten ne nivele te larta duke shenuar keshtu 6.8 per qind te vdekjeve qe ndodhin. Vdekjet me te shumta shkaktohen nga aksidentet automobilistike, te cilat gjate viteve te fundit rriten pothuajse cdo dite. Nderkohe qe edhe aksidentet ne pune mbeten shqetesuese sidomos ato ne miniera, ndertim dhe fabrika.

3500

persona preken cdo vit ne vendin tone nga semundjet kanceroze. Sipas onkologeve shqiptare, pavaresisht se te dhenat tona jane te mira, vihet re nje tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohes do te jete e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve me prekur me kancer tregojne se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjec. Rastet jane pothuajse te njejte si tek femrat edhe tek meshkujt

600

vdekje shenohen cdo vit tek grate nga semundjet kancerogjene. Te dhenat e Qendres Spitalore Universitare ne Tirane "Nene Tereza", tregojne se rreth 400 femra ne vit humbin jeten nga kanceri i gjirit, ndersa rreth 200 te tjera nga kanceri i qafes se mitres. Nga te dhenat e sherbimit onkologjik disa forma te kancerit si ai i gjirit, ne tre dekadat e fundit eshte trefishuar. Vendin e pare e ze kanceri i mushkerise per meshkujt, ndersa per femrat e ze kanceri i gjirit.

Nga Sonila Isaku Koha Jone
 
Ushqimet që kurojnë tumorin në prostatë

Testi i veçantë që identifikon këtë sëmundje. Rekomandimet e mjekëve për mënyrën se si duhet trajtuar kjo sëmundje

Gjithçka duket se fillon me urinime të shpeshta, si shkaktare të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kanë të bëjnë me një ftohje. Sipas specialistëve, më e keqja është se kjo gjendje zgjat më shumë sesa një ftohje normale. Kanceri i prostatës prek çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në vitin 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Europë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në Amerikë 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës. Studimet shkencore ende nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes.
Testi
Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku, në të cilën matet niveli i PSA-së që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Ky test duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA-s2ë është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Nëse gjatë biopsisë PSA arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.
Prostata
Tumor, apo prostatë? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë organit gjenital mashkullor. Tek një mashkull i rritur madhësia e prostatës është pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gramë. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit, ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç.
Ushqimet
Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina.
Hudhrat dhe qepët
Sipas disa studimeve, ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Disa prej tyre janë: hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush konsumon këto ushqime me sasi të mëdha, rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe, për ironi të fatit, merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
Djathi vegjetarian
Gjithashtu, edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina, ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale, që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori.
Seleni
Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës. Aq e ndjeshme është kjo, sa disa qendra amerikanë u sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme.
Peshku dhe arrat
Vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E, që gjendet te frutat e thata dhe te gruri.
Domatet
Për të parandaluar kancerin e prostatës mjekët rekomandojnë konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e këtij kanceri. Licipeni dhe karotenoidi, që i japin ngjyrën e kuqe domates, ulin mundësinë e krijimit të tumorit.

Çfarë duhet të hani
Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori

Qepët, merita është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë

Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit

Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit

Arrat, sipas specialistëve janë të pasura me vitaminë D

Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, pasi parandalojnë kancerin e prostatës
Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen kanë funksion dezinfektues

Mishi, megjithëse edhe në të gjendet seleni, është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij

Shifra për sëmundjen
Kanceri i prostatës prek çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore

Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998

Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit

Në Europë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në SHBA 70 në 100 mijë

Vlera normale e PSA-së, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës, është 2.5 ng/ml

Nëse gjatë biopsisë PSA arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur

Pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit, ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç

Përgatiti: JONIDA TASHI

Të rejat nga shkenca
Si trajtohet tumori i prostatës me radio dhe krioterapi
Radioterapia, si e lufton sëmundjen e prostatës
Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Seancat në këtë ndërhyrje zgjasin nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është i këshillueshëm për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi.
Krioterapia, një gjysmë ore për të hequr prostatën
Ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor i kësaj ndërhyrjeje është se ajo ka të bëjë me një kohë të shkurtër ndërhyrje.
Ilaçet farmaceutike që rregullojnë prostatën
Terapia hormonale ka të bëjë me përdorimin e ilaçeve farmaceutike që rregullojnë nivelin e testeteronit. Kjo terapi zgjat dy orë në ditë për rreth dy vjet dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk duan apo nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, kësaj ndërhyrjeje mund t’u nënshtrohen pacientët në moshë të avancuar dhe ata në metastazë.

Gazeta Albaia
 
Kthehuni
Sipër