Zhvendosja e forumit ne Mirdita.com

Miri

Anëtar drejtues
Perse forumi ka nderruar adresen?
Forumi ka nderruar adresen nga mirdite.com ne mirdita.com per arsyen e emrit, sepse pas shume kerkimesh dhe studimesh nga ana e personave ekspert ne kete fushe, fjala Mirdita rezulton si nje term me i kerkuar dhe me kryesor, se sa termi Mirdite. Keshtu, pas nje konsultimi me anetaret e Stafit, kemi vendosur nderrimin e Adreses.

Perse forumi nuk i eshte dhene adresa mirdita.com qe ne krijimin asohere te tij?
Arsyeja eshte sepse ne momentin e rregjistrimit te domeinit mirdite.com, adresa mirdita.com nuk ishte akoma e lire.

Çfare nuk ka ndryshuar me spostimin e forumit?
Pothuajse nuk ka ndryshuar asgje, pra mund te kyçeni ne llogarine tuaj me te dhenat qe keni perdorur gjithmone.

Çfare ka ndryshuar me spostimin e forumit?
Ndryshimet qe jane bere gjate ketij spostimi jane sidomos ne permiresimin e permbajtjes dhe te prezantimit ne motorrat e kerkimit.
Psh:
Ne faqen e Portalit dhe te blogut jane riorganizuar kategorite dhe artikujt.
Ne faqen e Forumit jane organizuar temat, kategorite, shtuar dhe spostuar ca forume.
Kemi hapur fanpage te re ne Facebook, Twitter dhe Google Plus
Permiresuar fjalet kyçe per lundrimin mes faqeve.

Çfare qellimesh ka faqja?
Faqja nuk eshte per qellime fitimi dhe i vetmi qellim eshte informimi, po ashtu edhe per bashkendarjen e interesave mes te tjereve dhe qe te jete si nje pike takimi per te gjithe.

Falenderimet
Falenderojme Moderatoret, Administratoret dhe Webmasterat per kontributin e tyre.
Falenderojme gjithashtu nje Person te Veçante qe na ka kaluar domeinin Mirdita.com ne pronesine tone, pa vullnetin dhe bujarine e tij e gjithe kjo do te ishte e pamundur.

Si mund te kontribuoj ne permiresimin e mirdita.com?
Kushdo mund te lere kontributin e tij ne formen e nje bashkepunimi, duke mirembajtur forumin, duke publikuar dhe duke u pergjigjur temave apo per gjithçka tjeter ndihet i duhur ne permiresimin e faqes.

A mund te ndihmoj duke paguar shpenzimet e faqes apo nje pjese te tyre?
Kujtohuni qe ne kete faqe askush nuk do tu kerkoje te holla per shpenzime te tilla, por nese diçka tille u lind ne zemer dhe doni te ndihmoni ne shpenzimet e faqes, atehere mjafton qe te na kontaktoni.
 
Shans te madh qe keni arritur me marre domenin mirdita.com urime.
Doja vetem tu beja nje verejtje;
Gjate nderrimit te forumit nuk me ka ardhur asnje mesazh ne emailin tim per nderrimin qe keni bere. Shpresoj qe te jete nje harrese nga ana juaj dhe jo nje pakujdesi, sepse ne forum kemi te dhena personale e kerkojme qe te informohemi per gjera te tilla..
 
Antoni si jeni?
Te falenderoj shume qe je kthyer serish ketu.
Persa i perket verejtjes tende eshte mjaft me vend dhe sidomos ka qene nje harrese e imja personale, sepse gjate mbledhjes me stafin nje nder pikat kryesore ka qene edhe sidomos lajmerimi i anetareve, pra eshte faji im dhe u kerkoj ndjese. Do te jem vete personalisht qe do ti lajmeroj te gjithe me email.
 
Kthehuni
Sipër